Delegacioni nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim ( SDC), viziton komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

28 janar 2015- Një delegacion nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim ( SDC), që përkrah komunat nëpërmjet DEMOS, dhe që zbatohet nga HELVETAS (Swiss Intercooperation në Kosovë), sot ka vizituar komunën e Lipjanit.

Në këtë rast, u prezantuan pasqyrat mbi përformancën e përgjithshme buxhetore për vitin 2014, mbi procesin e planifikimit buxhetor, shtimin e të hyrave vetanake. Po ashtu u elaborua implementimi i rekomandimeve të Auditorit Gjeneral dhe atij të Brendshëm, hapat të cilët komuna e Lipjanit i ka ndërmarrë dhe ka rikuperuar gjendjen nga e kaluara. Gjithashtu në këtë takim u diskutua, roli i Asamblesë Komunale, lidhur me funksionet e saja mbikëqyrëse në ekzekutimin e buxhetit.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e treguar nga ana e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim ( SDC).

Ai ka thënë se pavarësisht borxheve të mëdha të trashëguara, komuna e Lipjanit ka shtuar progres në gjitha sferat.
Në këtë rast ka përmendur raportin e shpenzimeve të mjeteve buxhetore, shtimin e të hyrave vetanake, përmirësimin e raportit të Auditorit të Brendshëm, duke intervenuar në arsim, shëndetësi dhe prokurim.

Ndërsa, Katerina Haberli- Haerker, zyrtare nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim ( SDC), ka premtuar bashkëpunim edhe më te thellë, ajo e ka falënderuar kryetarin Ahmeti për pritjen, dhe ka thënë se ndjehet e impresionuar me përformancën e Komunës së Lipjanit,

Ndryshe, në vitin 2014, komuna e Lipjanit kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me DEMOS, dhe për periudhën 3 vjeçare 2015-2017,ku do të financoj 150.000 euro. Ndërsa në këtë vit pritet të shpenzohen 44 mijë euro, dhe gjatë dy viteve vijuese nga 48 mijë euro.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...