Kryetari Ahmeti emëron kabinetin e tij qeverisës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot në një konferencë për media ka prezantuar kabinetin e ri me të cilin do të qeverisë përgjatë 4 viteve të ardhshme.
Kryetari Ahmeti njëkohësisht ka felenderuar ekipin e deritanishëm për angazhimin dhe punën e përbashkët që kanë pasur në mandatin që po e lëmë pas.
“Që nga nesër do të vazhdojmë me ekipin e ri qeverisës, ky kabinet është ndërtuar në përbërje të koalicionit me AKR-në, PD- në dhe PAI, koalicion të cilin e kemi arritur para zgjedhjeve lokale dhe të cilin tani po e zbatojmë”, është shprehur Kryetari Ahmeti.
Nënkryetar i Komunës së Lipjanit – Fauz Xhemajli – AKR
Drejtor për Administratë Avni Olluri – LDK
Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Shefqet Emerllahu –AKR
Drejtor për Arsim – Rasim Hasani – LDK
Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim – Shkelzen Hajdini – LDK
Drejtor për Buxhet dhe Financa – Latif Ramadani – LDK
Drejtoreshë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit – Emina Rexhiq – LDK
Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale – Vlora Limani –Hajnuni – LDK
Drejtor për Shërbime Publike – Ilir Tasholli – LDK
Drejtor i Inspektoriatit – Imer Rrustemi – LDK
Drejtor i Prokurimit – Adem Duriqi – LDK
Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport – Bekim Shabani – AKR
Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër – Sefer Tasholli – LDK
Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim – Nazim Gashi – PD
Kryetari Ahmeti, pas prezantimit të kabinetit qeverisës tha se ky është ekipi me të cilin do të marrim përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme 4 vjeqare. Ai po ashtu është shprehur i bindur se me këtë ekip të sapo emëruar do të vazhdojnë me suksese me angazhimin e tyre të përbashkët.
Kreu lipjanas ka falenderuar edhe qytetarët e Komunës së Lipjanit për besimin e dhënë dhe i ka ftuar ata që të angazhohen për të avancuar akoma më shumë në zhvillimine qeverisjes lokale.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...