Kroos dhe Ronaldo, futbollistët me më së shumti Kupa të Botës për Klube në histori

PUBLIKUAR

4 Kupa të Botës për Klube, Ronaldo dhe Kroos kanë hyrë në histori.

Me triumfin kundër Gremios, Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo janë bërë lojtarët me më së shumti Kupa të Botës për Klube në histori, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Që të dy futbollistët i kanë fituar nga tri me Real Madridin (2014, 2016 dhe 2017) si dhe nga një me ish klubet.

Portugezi një e ka fituar me Manchester United në vitin 2008, ashtu si gjermani me Bayern Munich në vitin 2013.

Ata kanë lënë prapa Maldinin dhe Cafún (një Kupë të Botës dhe dy Intercontinentales) po ashtu kanë lënë prapa edhe Iniesta, Alves, Piqué, Messi dhe Busquets, me nga tri, aq sa kanë edhe lojtarët tjerë të Real Madridit, Sergio Ramos, Keylor Navas, Benzema, Bale, Isco, Varane, Nacho, Marcelo dhe Carvajal. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...