Verona i hakmerret keq Milanit, e mposht 3-0

PUBLIKUAR

Milan është mposhtur bindshëm në udhëtim te Hellas Verona me rezultat 3-0 të dielën në mesditë, tri ditë pasi e eliminoi nga Kupa e Italisë Veronan me rezultat të ngjashëm.

Hellas Verona e priti Milanin në stadiumin “Mar’Antonio Bentegodi” në Verona, në kuadër të javës së 17-të të kampionatit italian, Serie A, dhe iu hakmor për eliminimin nga Kupa e Italisë, transmeton Express.

Caracciolo e hapi serinë e golave pas 24 minutave lojë, duke shënuar gol të bukur me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit, me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesë të dytë, Verona u fut po aq solide si në të parën dhe në minutën e 55-të, Kean shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi. Goditjen përfundimtare mysafirëve ua dha Bessa në minutën e 75-të, i cili po ashtu shënoi pas një kundërsulmi të bukur.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Milan e humbi edhe një lojtar, pasi Susso u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo ishte humbja e shtatë e skuadrës së Genaro Gatussos pas 17 javëve.

Me shtatë fitore dhe dy barazime, Milani ka mbledhur 24 pikë në vendin e shtatë në renditjen tabelore.

Ndërkohë, Verona shkon në kuotën e 13 pikëve me këtë fitore, dhe ngjitet në vendin e 17-të. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...