David Luiz largohet në janar, këto janë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me të

PUBLIKUAR

Ylli brazilian David Luiz duket se më shumë gjasë do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat angleze raportojnë se Juventus është favorit për të nënshkruar me të, por Manchester United po ashtu është një alternativë shumë e mundshme e Luiz, pas lëndimit të Eric Baillyt, transmeton Express.

David Luiz ka mosmarrëveshje me trajnerin Antonio Conte që prej humbjes 3-0 nga Roma në Ligë të Kampionëve në muajin tetor, dhe që prej atëherë ka luajtur vetëm një herë.

Megjithëse Luiz ka pasur probleme me lëndimin në gju, Conte ka lënë të kuptohet se ai do ta parapëlqente Andreas christensen para brazilianit.

“Christensen është dhuratë dhe e ardhmja e Chelseat”, ka thënë Conte.

Sipas the Mirror, Juventus është destinacioni më i mundshëm i Luizit, me Unitedin një alternativë tjetër. Braziliani vlerësohet 28 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...