E jashtëzakonshme: Zidane e ka fituar një trofe çdo 89 ditë prej se e mori drejtimin e Realit

PUBLIKUAR

Fitorja e Real Madridit 1-0 kundër Gremios në Kupën e Botës për Klube të shtunën në mbrëmje nënkuptoi se Zinedine Zidane e fitoi edhe një trofe tjetër si trajner i klubit madrilen.

Qëkur e mori drejtimin e gjigantit spanjoll, francezi e ka fituar një trofe çdo 89 ditë, transmeton Express.

Prej se mbërriti në “Santiago Bernabeu” deri në natën e finales së Kupës së Botës, kanë qenë vetëm 10 trofe të mundshëm që Zidane ka mundur t’i rrëmbejë, dhe besoni ose jo ai i ka fituar tetë nga ta.

2017-ta e tij ka qenë pothuajse e pashoq: totali i tij prej pesë titujve brenda vitit kalendarik e vë ish-mesfushorin e Juventusit lart në mesin e më të mirëve ndonjëherë.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...