“Donnarumma do të largohet nga Milani vetëm nëse…”

PUBLIKUAR

CEO i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani vetëm nëse i thotë klubit se dëshiron të shitet.

Donnarumma e zgjodhi rrjetin social Instagram të enjten për t’i mohuar lajmet se dëshiron ta anulojë kontratën me Milanin të cilën i ripërtëriu gjatë verës, transmeton Express.

Fassone e ka bërë të qartë se portieri italian asnjëherë nuk do të largohet nga “San Siro” kundër vullnetit të tij.

“Nuk kemi për qëllim ta shesim një lojtari, i cili është aset njerëzor, teknik dhe ekonomik për këtë klub. Por, nëse na thotë se dëshiron të shitet, atëherë do të jemi të hapur për oferta”, ka thënë Fassone.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...