Jashanica iu bashkohet 4 lojtarëve shqiptarë te skuadra ruse

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Bajram Jashanica, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Rusisë, sipas mediave në Shqipëri.

Pas aventurës europiane dhe kalimit me sukses në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu është fokusuar te merkatoja, sidomos në dalje, kur ka disa oferta për lojtarët më cilësorë, transmeton  Express.

Bajram Jashanica kishte paralajmëruar se do të largohej në janar nga klubi i Skënderbeut. Sipas “vipsport.al”, është mësuar cila është skuadra ku ai do luajë dhe mbi të gjitha, sa do përfitojë klubi korçar.

Mbrojtësi kosovar do t’i bashkohet Odise Roshit, Bekim Balajt dhe Bernard Berishës te Akhmat Grozny në kampionatin rus.

Ai ka arritur akordin për kontratën e re, ashtu si edhe dy klubet mes tyre. Skënderbeu do arkëtojë një shifër prej 330 mijë euro për kartonin. Një tjetër bonus i madh financiar, duke ditur edhe përfitimet që Skënderbeu mori nga pjesëmarrja e tij në Europë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...