LipjaniNews mbrëmë raportoi se shumë shpejt priten dorëheqje e asambleistëve të LDK-së për tu përfshirë në kabinetin qeverisës që do të formohet.
Rasim Hasani, Avni Olluri dhe Vlora Limani-Hajnuni pritet që të japin dorëheqje nga asambleja komunale në Lipjan.
Naim Jahiri, Ramadush Tasholli, dhe Majlinda Sylejmani do të zën ulset e asamles komunale nga radhët e LDK-së në Lipjan.
Sipas burimeve të portalit LipajniNews Emine Rexhiq dhe Vlora Limani-Hajnuni do të jenë dy femrat në kabinetin qeverisës e Kryetarit Ahmeti në mandatin e ardhshëm, që do të zënë pozitën e drejtoreshës.
“Vlora Limani-Hajnuni mundet me qenë si alternativë për drejtorin e Arsimit apo edhe të Shëndetësisë, ndërsa Emine Rexhiq si opsion janë departamenti i Palnifikimit dhe Urbanizmit ose Kultur Rini dhe Sport”, citohet të ketë thën ky burim.
Sipas këtij burimi që i ka thënë dje portalit, bëhet e ditur se ende është duke u diskutuar rreth drejtorirsë për Kulturë Rini dhe Sport. Portali merr vesh se LDK është më insistuese për ta udhëheq drejtorin Kulturës Rinisë dhe Sportit, ku sipas këtij burimi, Kryetari Ahmeti dëshiron ta fuqizojë këtë departament, deri sa AKR insiston ta mbaj këtë departament.
LipjaniNews ka arritur ti siguroj edhe disa nga emrat e mundshëm për drejtor për Kultur Rini dhe Sport, nga LDK: Avni Olluri ose Ilir Tasholli, ndërsa nga AKR: Bekim Shabani ose Basri Hashani.
“Ajo qka mund të ju them është se akoma nuk kanë pëfundur bisedimet rreth këtij departamenti”, tha ky burim.
Ndarja e pushtetit mes LDK-së dhe AKR-së në Lipjan si duke nuk po shkonë në formën më të mirë të mundshme.
Siq mëson Portali Rajonal Informativ LipjaniNews, në rast se nuk arrijnë këto dyja që ta formojnë qeverisjen e ardhshme LDK-ja do të ketë tjetër opsion për bashkëqeverisje.
“Mundet me ndodh që Selatin Retkoceri të jetë pjesë e qeverisjës Ahmeti në mandatin e ardhshëm, në rast se AKR dështon në negociata rreth kandidatëve për drejtor, kjo përshkak që Kryetari Imri Ahmeti mërkon emra kredibil për drejtor, jo kuadro që kanë pretendime, pavarësisht pretendimeve”, tha një person kryesisë brenda LDK-së në Lipjan.
“Për qdo pozicion, AKR do ti dërgoj emra tek kryetari Ahmeti për aprovim, kemi afërsi mes NISMËS dhe LVV-së në Lipjan”, tha ky person.
LVV aktualisht ka 3 asambleistë në kuvendin komunal në Lipjan, ndërsa NISMA 2 asambleistë.
Të hënën në seancën e jashtëzakonshme pritet të bëhen publike edhe ekzekutivini ri nga kryetari Imri Ahmeti.
LipjaniNews do të ju mbaj të informuar rreth zhvillimeve aktuale politike në Lipjan, në lidhje me formimin e qeverisjës Ahmeti.


