Portali Rajonal Informativ LipjaniNews, mëson se është duke u bërë dialog mes LDK-së dhe AKR-së në Lipjan rreth qeverisjes së ardhshme në Lipjan.
Sipas një burimi ka thënë sot portalit, bëhet e ditur se ende është duke u diskutuar rreth drejtorirsë për kulturë rini dhe sport. Portali merr vesh se LDK është më insistuese për ta udhëheq drejtorin kulturës rinisë dhe sportit, ku sipas këtij burimi, Kryetari Ahmeti dëshiron ta fuqizojë këtë departament, deri sa AKR insiston ta mbaj këtë departament.
LipjaniNews ka arritur ti siguroj edhe disa nga emrat e mundshëm për drejtor për kultur rini dhe sport, nga LDK: Avni Olluri ose Ilir Tasholli, ndërsa nga AKR: Bekim Shabani ose Basri Hashani.
“Ajo qka mund të ju them është se akoma nuk kanë pëfundur bisedimet rreth këtij departamenti”, tha ky burim.


