Arsenali ka klas, nuk është Chelsea dhe United (Video)

PUBLIKUAR

Arsenali ka shënuar fitore të sigurt në udhëtim te Brightoni në kuadër të FA Cup me rezultat 3-2.

Topçinjtë hynë në këtë takim me presionin e madh se ekipet e mëdha kanë humbur ndeshjet në këtë garë.

Mirëpo, ata treguan se janë me pak më shumë klas se pjesa tjetër e elitës.

Walcott hapi serinë në minutën e dytë, duke u treguar i fortë pas kthimit nga lëndimi.

Mesut Ozil u përgjigj me një tjetër gol në minutën e 24, për të mbyllur pjesën e parë.

Në pjesën e dytë për 2-1 ngushtoi O’Grady për të ngritur një eufori vendase (50′).

Në minutën e 59-të Rosicky u përkujdes që Arsenali të vahzdojë sigurt drejt fitores në fund të takimit për 3-1.

Në minutën e 75-të për pak dramë siguroi Baldock duke ngushtuar për 3-2, i cili ishte dhe rezultati përfundimtar.

Arsenali kështu kualifikohet pa proble në 1/8-ën e finales së FA Cup, duke mbetur skuadra më e fuqishme dhe më favorite për ta fituar këtë garë pas eliminimeve të Chelseat dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/

BHAArs

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...