Në Lipjan u bë shpërndarja e Motokultivatorëve, projekt ky i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Motokultivatorë dhe mjete përciellse përfituan rreth 15 Lipjanas.
Ndërsa Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky është një projekt i mirë, dhe ka falenderuar ambasadën Gjermane në Kosovë për mbështetjen që ka bërë.
“Në emër të qytetarëve të Lipjanit ju falenderoj shumë, me këtë rast ambasadën Gjermane në Kosovë, po ashtu edhe ASB-në, mendoj që të gjithë ata që kanë përfitua ti uroj, kujtoj që edhe pse është numri i vogël i familjeve që kanë përfituar është edhe një projekt shtes në kuadër të gjitha projekteve qëpo zhvillohen në Lipjan”, tha Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti.







