Inter kërkon shkëmbim lojtarësh me Unitedin

PUBLIKUAR

Pasi dështoi për të sjellë në Milano Nainggolanin, Vidalin apo Pastoren, Interi duket se ka gjetur përforcimin e duhur për të mbështetur Icardin në sulm. Bëhet fjalë për armenin e Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan

Sipas Daily Star, Mkhitaryan nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Jose Mourinhos dhe po mendon largimin gjatë janarit.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk e ka fshehur nevojën për një element kualitativ në atë pozicion, që mund t’i shërbejë më shumë lojës së kapitenit Mauro Icardi.

Si pjesë të marrëveshjes Interi mund të përfshijë mesfushorin Joao Mario, që dëshiorn po ashtu të largohet nga Giusseppe Meazza.

Në 7 ndeshjet e fundit të Manchester United, armeni nuk ka luajtur asnjë minutë në 6 prej tyre. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...