Dybala kritikohet nga zv/presidenti i Juventusit, Buffon ka një këshillë për të

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, e ka kritikuar yllin e skuadrës Paulo Dybalan këtë javë, duke theksuar se argjentinasi duhet të bëjë shumë sakrifica në jetën private dhe në fushë.

E kapiteni i Juves, Gianluigi Buffon e ka këshilluar bashkëlojtarin e tij që ta dëgjojë Nedvedin, transmeton Express.

“Është këshillë jo kritik. E njoh Pavelin shumë mirë. Për talentin dhe potencialin, Paulo është numri një i Juves”, ka thënë Buffon.

Ndërkohë, i pyetur për pensionimin, Buffon ka theksuar se do të luajë për aq gjatë sa të jetë i dobishëm.

“Sezoni im i fundit? Sa të jem i dobishëm…kështu do t’i përgjigjesha kësaj pyetje”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...