​Trajneri i Tottenhamit i lumtur që do të luajnë ndaj Juventusit

PUBLIKUAR

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se është shumë i lumtur me shortin kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve

Sot është hedhur shorti i në Ligën e Kampionëve, ku skuadra angleze Tottenham do të luajë ndaj nënkampionit evropian, Juventus.

Trajneri argjentinas i skuadrës londineze thotë se është fantastike përballja me italianët.

“Është fantastike sepse familja ime vjen nga Italia, nga Torino, e pabesueshme! Mbiemri im është italian”, ka thënë Pochettino për faqen zyrtare të klubit.

“Është qytet dhe klub për të cilin kam dashur të luaj dhe tani është fantastike që do të shkoj në Torino për të luajtur kundër Juventusit”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...