Buffon nuk pensionohet në fund të sezonit

PUBLIKUAR

Mediat italiane raportojnë se Gianluigi Buffon mund të luajë edhe për një sezon tjetër, gjithmonë nëse Juventusi e konsideron ende të rëndësishëm.

Portieri italian pritet t’i varë dorezat në fund të këtij sezoni dhe ka thënë se do të vazhdojë të luajë vetëm nëse Juventusi e fiton Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të mundë të luajë në Kupën e Botës, transmeton Express.

Buffon u pa duke folur me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio, të shtunën mbrëma para Derby d’Italia, ndërsa Sport Mediaset raporton se veterani i ka thënë drejtorit sportiv të “Zikaltërve” se mund të vazhdojë të luajë.

Raportohet se Buffon e ka bërë të qartë se është i gatshëm të luajë për edhe një sezon tjetër, por vetëm nëse Juve e konsideron shumë të rëndësishëm.

Prapëseprapë ka pak mundësi që 39-vjeçari të luajë edhe për një sezon tjetër. Juventus e ka bërë të qartë se Buffon mund të bëhet drejtor sportiv apo të marrë ndonjë rol në strukturën e trajnerëve.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...