Donnarumma s’ka klauzolë në kontratë, alarmohen skuadrat e mëdha

PUBLIKUAR

Mediat italiane raportojnë se Gianluigi Donnarumma nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me Milanin, pasi skuadra italiane asnjëherë nuk e ka dorëzuar klauzolën e tij në Lega Serie A.

Portieri italian nënshkroi kontratë të re me “Kuq e zinjtë” verën e kaluar, kur edhe u raportuar se ai kishte një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro nëse Milan dështon të kualifikohet në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

Megjithatë, Corriere della Sera raporton se klubi, në fakt, nuk e ka dorëzuar klauzolën e tij në Lega Serie A.

Sipas kësaj gazete italiane, kjo mund të kuptohet në dy mënyra, në njërën anë, nëse Donnarumma është i lumtur në Milan, ai mund të qëndrojë për kohë afatgjate.

Në anën tjetër, Milan e ka bërë të qartë se do t’i duhet ta shesë njërin prej yjeve nëse dështon të shkojë në Ligë të Kampionëve, dhe nëse portieri nuk ka klauzolë lirimi, atëherë ai mund të shitet për më pak se 50 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...