Mesfushori i Milanit: Ky është fillimi i ri për Milanin

PUBLIKUAR

​Pas plot tre muajve, Milani shënoi fitoren e parë para tifozëve të vet në “San Siro” të dielën mbrëma duke e mposhtur Bolognën 2-1.

Jack Bonaventura shpreson se kjo fitore do të mundë të jetë një fillim i ri për Milanin dhe trajnerin e tij Gennaro Gattuson, transmeton Express.

“Ajo cka pati rëndësi sot ishte të fitonim, sepse po vinim nga një periudhë e punës intensive pa korrur rezultate për ta treguar atë”, ka thënë mesfushori për Mediaset Premium.

Ai i shënoi të dy golat e Milanit në një natë me borë në “San Siro”.

“Kemi lojtarë cilësorë për ta mbajtur topin më mirë dhe këtë tentuam ta bënim sot. Shpresojmë se është një fillim i ri për Milanin”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...