Jose Mourinho: Jam interist

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se është interist dhe se edhe nga larg dëshiron ta shohë Interin duke bërë mirë.

“Zikaltrit” janë në vendin e parë në kampionatin italian Serie A, si dhe skuadra e vetme e pamposhtur deri tani këtë sezon, transmeton Express.

Pas humbjes 2-1 ndaj Manchester Cityn në derbin e Premier Ligës, Mourinho u pyet nëse trajneri i Interit, Luciano Spalletti mund t’i ndjekë hapat e tij.

Mourinho u përgjigj: “Luciano ka historinë e vet, por jam i lumtur t’i shoh ata në vendin e parë”, ka thënë Special One.

“Jam interist dhe gjithmonë dua t’i shoh duke bërë mirë, madje edhe nga larg”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...