Ish-sulmuesi i Juventusit, Renato Buso, e pranon se Interi është konkurrent i vërtetë për titull të kampionit në Serinë A, pas barazimit të së shtunës mbrëma kundër Juventusit.
Rezultati i mbrëmshëm do të thotë se Inter mbetet lider i Serisë A me 40 pikë, dy më shumë se Juventus dhe Napoli, transmeton Express.
“Ky është një Inter i trajnuar mirë. Juve kishte shanset e veta me Mandzukic, dhe pati më shumë nga loja por Interi është solid – tamam italian mund të thuash”, ka thënë ai.
“Ata janë konkurrent për Scudetto sepse pranojnë shumë pak gola. Në një ndeshje kaq të rëndësishme treguan se janë për titull”, ka shtuar ai.


