Dogana bastisë 18 lokale, konfiskon drogë e aparate të lojërave të fatit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Dogana e Kosovës ka marrë një aksion në Prishtinë për kontroll të disa lokaleve të lojërave të fatit. Nga ky aksion janë konfiskuar aparate, shtëpiza te bastoreve dhe shtëpiza për lojëra të tjera. Është gjetur edhe drogë.

Një aksion i Dogës së Kosovës në disa lokale të Prishtinës ka rezultuar të jetë i suksesshëm.

Në 18 lokacione që është bërë kontrolle janë gjetur e konfiskuar aparate, shtëpiza të bastoreve dhe shtëpiza për lojëra të tjera.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se në disa vende është gjetur edhe sasi e drogës.

“… janë bastisë 18 lokacione dhe janë sekuestruar aparate-shtëpiza te bastoreve dhe shtëpiza për lojëra, të gjitha këto janë te ndaluar për përdorim. Mirëpo, në disa raste është gjetur edhe një sasi droge”, kanë treguar burime të Express nga vendi i ngjarjes.

Gazeta Express ka kontaktuar për këtë çështje edhe zyrtar të Doganës së Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar aksionin por nuk kanë pranuar të japin më shumë detaje.

 

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...