​Vettel tregon gabimin që i kushtoi me titull

PUBLIKUAR

Sebastian Vettel duket se e ka kuptuar gabimin që i mohoi titullin kampion, ndonëse kryesoi renditjen në pjesën më të madhe të sezonit

Gjermani i Ferrarit deklaroi në galanë e përvitshme të FIA-s, se gabimi më i madh i tij, ishte ai i Bakusë në Azerbajxhan, duke iu referuar incidentit të panevojshëm me Hamiltonin.

“Momenti i keq ishte në Baku, ku shkatërrova garën me një veprim të panevojshëm, me Hamiltonin. As në Singapor dhe Japoni gjërat nuk shkuan mirë, por kjo ishte diçka që nuk varej nga unë”, tha piloti gjerman.

Sebastian Vettel u pozicionua i dyti në garën për titullin kampion, të fituar pikërisht nga britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...