Kapiteni i Perusë suspendohet për një vit pasi doli pozitiv në testet e kokainës, e humb Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Paolo Guerrero është suspenduar për një vit nga futbolli pasi ka dalë pozitiv në testet për kokainë metabolite, që do të thotë se kapiteni i Perusë do nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi.

Tridhjetë e tre vjeçi rezultoi pozitiv në testet e kokainës metabolite pas një ndeshjeje kualifikuese kundër Argjentinës më 5 tetor dhe u suspendua për një periudhë prej 30 ditësh, që e la atë jashtë fitores së vendit të tij në ndeshjet “play-off” kundër Zelandës së Re, transmeton Express.

Por, FIFA ka njoftuar sot se Guerrero është i suspenduar për një vit, i cili nis më 3 nëntor, atëherë kur edhe u mor vendimi për suspendimin e tij, me çka kuptohet se ai nuk do të jetë në gjendje ta luajë në Kupën e Botës në Rusi, që fillon në qershor të vitit të ardhshëm.

Guerrero, i cili luan për Flamengon, shënoi pesë gola në kualifikime duke i ndihmuar kombëtares ta sigurojë vendin e pestë

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...