Vjen reagimi i Icardit pas lajmeve se ka arritur marrëveshje me Real Madridin

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka insistuar se janë të pakuptimta spekulimet e mediave se ai është duke u përgatitur për t’i kryer testet mjekësore me Real Madridin.

Një emision futbolli në Spanjë pohoi në fillim të javës se Icardi kishte arritur marrëveshje me Real Madridin dhe se do t’i kryente testet mjekësore në dhjetor, por kapiteni i Interit i ka mohuar këta zëra dhe ka ripërsëritur se është i dashuruar me “Zikaltrit”, transmeton Express.

“Vizita mjekësore në Real? Gjepura”, ka thënë Icardi për Gazzetta dello Sport.

“Të jem i qartë për këtë, jam shumë mirë në Milano, të gjithë e dinë këtë. E dua qytetin, po luaj dhe po shënoj shumë gola dhe jam kapiten i një skuadre të madhe: [Interi] është i rëndësishëm për mua”, ka shtuar ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...