​Higuain: Do të jetë luftë kundër Interit

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain e ka përshkruar si luftë ndeshjen ndaj Interit këtë fundjavë në Serie A

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain shpreson se skuadra e tij do të mposht Interin këtë të shtunë në Allianz Stadium.

Argjentinasi tha se përballja me Interin do të jetë një luftë, pasi është një kundërshtar i vështirë me një trajner të madh.

“Ata janë kundërshtar i vështirë me një trajner të madh, i cili e ka dëshmuar se është i madh”, tha HIguain për Sky.

“Do të jetë një luftë dhe shpresoj të marrim kryesimin para rezultatit të Napolit. Ne shpresojmë të luajmë një ndeshje të madhe dhe të marrim tre pikë në një ndeshje të rëndësishme për titull”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...