Gattuso: Humbje e turpshme ndaj Rijekës

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se humbja e skuadrës së tij ndaj Rijekës të enjten mbrëma në Evropa Ligë ishte e turpshme.

“Humbje e turpshme… duhet ta ndryshojmë mentalitetin”, ka theksuar Gattuso, transmeton Express.

Milan u mposht 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Evropa Ligë, e cila erdhi pas barazimit 2-2 të dielën ndaj skuadrës së fundit në Serie A, Beneventos.

Megjithatë, Milan kalon tutje në garat e Evropa Ligës.

“Kam një ndjesi se kur diçka negative ndodh, skuadra zhduket prandaj duhet të punojmë në këtë. Duket sikur lojtarët nuk janë në gjendje të reagojnë psikologjikisht. Duhet në ndryshojmë drejtimin sepse kështu nuk arrijnë askund”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...