Trajneri i njohur italian në krye të listës së PSG-së për ta zëvendësuar Emeryn

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain duket se është i vendosur për ta emëruar një trajner të ri nga sezoni i ardhshëm, pasi nuk është i kënaqur me trajnerin aktual Unai Emery.

Mediat italiane raportojnë se listës së PSG-së i prin trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri, për të zëvendësuar Emeryn, transmeton Express.

Duket e sigurt se PSG-ja do ta shkarkojë spanjoll në fund të sezonit, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

Derisa klubi nga Parisi i ka fituar katër nga pesë kampionatet e fundit në Ligë 1, mungesa e suksesit në garat evropiane i ka lënë shumë të pakënaqur drejtuesit e klubit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Allegri i cili këtë javë arriti në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve për herë të tetë me radhë, është i pari në listë për ta marrë drejtimin e gjigantit francez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...