Lipjani mobilizohet për protestën e së shtunës

PUBLIKUAR

Pas paralajmërimit të protestës gjithëpopullore për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, e cila do të mbahet të Shtunën në Prishtinë prej orës 14:00, ka filluar mobilizimi dhe organizimi edhe në Komunën e Lipjanit.

Nëpër fshatrat e Lipjanit dhe në qytet ka filluar mobilizimi për nisje të organizuar të shtunën. Mësimdhënës, veteran, studentë, nxënës e anëtar të të gjitha subjekteve politike pa dallim po bëjnë përgatitjet e fundit për t’i dhënë përgjigjen e merituar Jabllanoviqit dhe Serbisë se Trepça është e jona dhe fashizmi jashtë Kosovës.

Nisja me autobus do të bëhet prej orës 12:30. Pra në orën 12:30 takohemi te zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan.

Nisje të organizuar me autobus do të ketë edhe nga Lipjani. Nisja bëhet prej orës 12:30. Pra në orën 12:30 takohemi te zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan./Lipjani Qyteti Im/

 

 

 

FotoArkivi

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...