​Kaka tradhton Milanin

PUBLIKUAR

Ricardo Kaka nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, edhe pse vendosi të mos e rinovojë kontratën me Orlando City-n në MLS.

Mesfushori brazilian me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në Kinë, ku e pret një ofertë e pa rezistueshme financiare.

Mund të quhet e kryer marrëveshja për një sezon me Guizhou Hengfeng Zhicheng, skuadër që drejtohet nga Gregorio Manzano, trajneri spanjoll, që në La Liga ka drejtuar ekipe të rëndësishme si Atletico Madrid dhe Sevilla.

Pjesë e kësaj skuadre janë edhe emra të tjerë të njohur në futbollin evropian, si Mario Suarez dhe Ruben Castro.

Te Milani, ku e prisnin për të marrë një rol drejtuesi, duhet ende të presin për rikthimin e brazialinit, që duket se ka ende për të dhënë në fushën e blertë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...