Trajneri i Dortmundit: Real Madridi s’është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Trajneri i Dortmundit, Peter Bosz, nuk beson se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, përkundër humbjes që skuadra e tij e pësoi mbrëmë në “Santiago Bernabeu” me rezultat 3-2.

Dortmundi u kthye nga 2-0 për ta barazuar rezultatin në 2-2 kundër kampionit aktual falë sulmuesit të saj, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton Express.

Megjithatë, skuadra gjermane – e cila veçse ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve – humbi në fund pas golit të Lucas Vazquez nëntë minuta para përfundimit të takimit.

Por, Bosz thotë se Reali nuk është favorit pas asaj që pa mbrëmë, edhe pse Zinedine Zidane luajti pa pesë startues të formacionit bazë.

“Pas lojës së sotme, nuk e di nëse është e mundur të thuash se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nuk ishin të fortë sonte”, ka thënë Bosz në një konferencë për media pas ndeshjes. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...