“Barcelona nuk dëshiron të përballet me Chelsean”

PUBLIKUAR

Courtois beson se Barcelona dëshiron të anashkalojë përballjen e mundshme me Chelsean në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Thibaut Courtois ka thënë se Chelsea nuk e ka aspak problem që ka përfunduar e dytë në Grupin C, që tani mund të përballet me ekipe më me të forta, ato të vendeve të para.

“Blutë e Londrës” mund të përballen me ekipe si Barcelona, Paris Saint-Germain apo edhe Besiktas.

Kjo nuk paraqet aspak problem për Chelsean sipas Courtois, i cili thotë se edhe Barcelona nuk i dëshiron ata në short.

“Janë disa ekipe angleze që kanë përfunduar të parët në grup, kështu që gjasat janë të luajmë kundër Barçës, PSG-së dhe Besiktasit. Por, nëse e pyesni Barcelonën nëse duan të përballen me Chelsean, përgjigjja e tyre është jo”, tha ai.

“Jemi ekip i mirë dhe do të tentojmë të japim gjithçka për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampionëve”, theksoi mes tjerash portieri i Chelseat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...