Dybala vazhdon të “agjërojë” në Champions, Allegri nuk është i brengosur

PUBLIKUAR

Dybala ende nuk e ka gjetur golin në Champions, por për këtë nuk është i brengosur Allegri.

Massimiliano Allegri beson se Paulo Dybala shumë shpejt do të fillojë të shënojë gola pasi sulmuesi dështoi edhe njëherë të gjejë rrjetën në Champions League, ku pas gjashtë ndeshjeve nuk ka realizuar asnjë.

Dybala e nisi mirë sezonin duke shënuar 10 gola në Serie A pas gjashtë ndeshjeve, por që atëherë ai ka shënuar vetëm dy gola, kurse në Champions ende nuk e ka gjetur rrugën drejt portës.

Megjithatë, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk është i brengosur që Dybala nuk po e gjen më shpesh rrjetën, ai beson se gjërat do të ndryshojnë.

“Është periudhë e keqe për Paulo Dybala, por ai duhet të jetë i qetë sepse nuk jemi të brengosur”, tha Allegri.

“Jemi të sigurt se ai do të rikthehet të bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Ai vetëm duhet të stërvitet dhe të punoj siç po bën”, shtoi trajneri i “Zonjës së Vjetër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...