Manchester Unitedi kërkon Marion

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është duke shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Joao Mario, transmeton zeri.info

Trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho dëshiron që të ketë bashkëkombësin nën urdhrat e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mario i është bashkuar Interit në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Sportingu.

Sidoqoftë, portugezi nuk ka arritur që përmbushë pritjet e klubit italian dhe Interi është i gatshëm që të dëgjojë ofertat për futbollistin.

Është raportuar se Manchester Untiedi i ka ofruar klubit zikaltër një shkëmbim kokë më kokë mes Juan Matas dhe Marios.

Por, Interi nuk është edhe aq i bindur për Matan dhe do të preferonte më shumë Henrikh Mkhitaryanin.

Nëse gjigandi anglez do të pajtohej që në marrëveshje të përfshihej reprezentuesi armen, atëherë rruga drejt një marrëveshje të mundshme do të jetë e hapur./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...