Robben: Kur u largova nga Real Madridi, mendova se bëra një hap prapa në karrierë

PUBLIKUAR

Arjen Robben ka thënë se largimi nga Real Madridi para se t’i ofrohej rasti ta fitonte La Deciman ka qenë një hap prapa në karrierën e tij.

Sonte në mbrëmje, anësori i Bayern Munich do ta zhvillojë ndeshjen e 100 në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

Robben pendohet se nuk mundi ta fitojë këtë trofe gjatë dy sezoneve në “Santiago Bernabeu”.

“Real Madridi është klub fantastik, veçanërisht me performancat që dhuron në Evropë”, ka thënë Robben për UEFA.com.

“Synimi im sa isha atje ishte ta fitoja kupën e 10 evropiane të klubit. E kisha vërtet ëndërr”, ka shtuar ai.

“Luajta atje për dy vite dhe nuk arritëm ta fitonim. Kur u largova, ndjeva se bëra një hap prapa atë kohë”, ka thënë Robben.

Megjithatë, ish-lojtari i Chelseat ia arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve me Bayern Munich në vitin 2013. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...