Bisedimet mes Chelseat dhe Eden Hazardit për një kontratë të re kanë stagnuar, pasi yllin i “Të Kaltërve” është duke pritur një ofertë nga Real Madridi, raporton The Times.
Raportohet se Chelsea është i gatshëm ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në histori të klubit, me një pagë javore prej 340.000 euro, transmeton Express.
Por, Hazard po ngurron ta zgjatë kontratën, e cila ende i ka dy vite e gjysmë të mbetura, sepse do t’ia shuante atij shpresat në mënyrë efektive për t’iu bashkuar “Los Blancos”. /Express/


