E JASHTËZAKONSHME: HAJVALIA OFRON 40 MIJË EURO PËR AUTOBUSIN E MILANIT (FOTO)

PUBLIKUAR

Pas kërkesës për transferimin e Luis Suarezit nga Liverpooli, skuadra e Hajvalisë ka dal me një ofertë tjetër të ‘çmendur’.

Vazhdojnë idetë e ‘çmendura’ të drejtuesve të Hajvalisë. Pas ofertës që i bën vitin e kaluar Liverpoolit, drejtuesit e ekipit kryeqytetas tashmë kanë një ofertë tjetër për Milanin.

Me të dëgjuar se italianët po e shesin autobusin për shkak të krizës financiare, Hajvalia është e gatshme t’i japë 40 mijë euro për ta pronësuar atë, shkruan gazeta SportPlus.

Më herët skuadra e Hajvalisë pati tentuar ta sjellë në Kosovë edhe sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez. Ndërsa autobusi i Milanit duket të jetë goditja e radhës e klubit nga Prishtina.www.gazetaexpress.com

Data: 21 Janar 2015 10:51

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...