Zhbogar nuk garanton nëse do rifillojnë punimet në Rashkë

PUBLIKUAR

zhbogar-nuk-garanton-n-euml-se-do-rifillojn-euml-punimet-n-euml-rashk-euml_hdFamiljarë të personave të zhdukur, të shqetësuar për ndërprerjen e punimeve në Rudnicë të Rashkës nga pala serbe, kanë takuar sot shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar

Sipas një komunikate për media, kërkesë e tyre ishte që puna të fillojë sa më parë në zbardhjen e fatit dhe nxjerrjen e trupave, të cilët forcat serbe i kanë groposur padrejtësisht.

Ata thanë se kërkesa për fonde nga pala serbe është shumë ofenduese.

Ndërkaq Zhbogar u premtoi familjarëve që do të njoftojë Brukselin zyrtar dhe Zyrën e BE-së në Beograd, dhe përfaqësuesit e Qeverisë Serbe, me këto shqetësime dhe kërkesa të drejta të familjarëve.

Ndryshe, tha se për rrjedhën e mëtutjeshme rreth kësaj çështje do të njoftojë përfaqësuesit e Shoqatave Familjare.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...