“Kurrë nuk ishte një inter kaq i bashkuar”

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi italian, Andrea Ranocchia ka lavdëruar skuadrën e tij duke thënë se ky është Interi më i bashkuar që ka parë

Inter deklasoi dje Chievon me rezultat 5:0 për të marrë vendin e parë në Serie A italiane me 39 pikë, një më shumë se sa Napoli në vendin e dytë.

Sipas qendërmbrojtësit të Interit meritë për këtë është grupi i bashkuar dhe mënyra se si trajneri Luciano Spalletti i trajton lojtarët.

“I kam parë të gjitha llojet e Interit viteve të fundit, por kurrë nuk kam parë një grup më të bashkuar. Edhe ata që nuk luajnë rregullisht janë gati kur skuadra ka nevojë për ta”, tha Ranocchia për Mediaset Premium.

“Spalletti është i madh sepse i trajton të gjithë lojtarët njësojë. Nuk ka rëndësi kush jeni dhe sa paguheni, ne të gjitha trajtohemi njësojë”, tha në fund italiani. /Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...