“Ky Arsenal më i fortë se ai kur luanin Henry, Pires, e Bergkamp”

PUBLIKUAR

Theo Walcott beson se skuadra aktuale Arsenalit është më e fuqishme se ajo e vitit 2006 kur anglezi nënshkroi për Topçinjtë.

Asokohe për Arsenalin luanin emra, si Thierry Henry, Robert Pires, Freddie Ljungberg e Dennis Bergkamp, mirëpo 25-vjeçari thotë se aktualisht Arsene Wenger ka më shumë opsione në fazën ofensive.

“Danny (Welbeck) është i varur nga puna – ai vrapon dhe angazhohet shumë për skuadrën. Ka shumë opsione, ndërsa edhe Alex (Oxlade-Chamberlain) po luan mirë”.

“Jam edhe unë që po kthehem, pastaj janë në mesfushë emra, si Aaron (Ramsey) e Jack (Wilshere). Trajnerit i shkakton kokëçarje kur ka aq shumë opsione të shkëlqyera në ofensivë”.

“Kur erdha këtu, ishin Pires e Ljungberg, Bergkamp, Thierry e (Jose Antonio) Reyes – një fuqi vërtet e madhe sulmuese. Por, unë mendoj se kjo skuadër e mposht atë, megjithatë fillimisht duhet ta dëshmojmë (duke fituar trofe)”, ka deklaruar Walcott. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...