Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se fuqia e Manchester United me Jose Mourinhon në krye nuk mund të mohohet.
Ai ka shtuar se pas vitit të dytë në “Old Trafford” Mourinho e ka bërë Unitedin edhe më të fortë, transmeton Express.’
“Po, natyrisht ai ka pasur kohë t’i lërë shenjat në skuadër, sepse është në vitin e dytë”, ka thënë Wenger para ndeshjes derbi të javës së 15-të të Premier Ligës mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit sot pasdite.
“Ata duken skaudër e fortë. Kanë fuqi, e kanë fuqinë përpara. Cdo lojtar i tyre ka fuqi, Romelu Lukaku, tani është kthyer dhe Zlatan Ibrahimovic, pastaj Marcus Rashford dhe Anthony Martial”, ka shtuar Wenger


