Gremio e denoncon Barcelonën në FIFA për foton me Arthur

PUBLIKUAR

Gremio ka reaguar për foton e publikuar të Arthur Melo me fanellën e katalunasve dhe ka vendosur ta denoncojë Barcelonën në FIFA.

Mesfushori 21 vjeçar, Arthur Melo, ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, pasi ka pozuar me fanellën e Barcelonës.

Arthur është fotografuar përkrah Andre Cury (në të djathtë të Melos me duar mbi lojtarin), një anëtar i Barcelonës (skaut) që kërkon talente.

Por, kjo foto e publikuar me lojtarin që ka kontratë me Gremion deri në vitin 2021, nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit brazilian dhe kanë vendosur të denoncojnë Barcelonën për mënyrën se si po tentojnë të marrin Athurin.

“Unë jam informuar vetëm sot se Barcelona dëshironte të drekonte me të dhe familjen e tij. Gremio nuk mund ta ndalojë atë, por Barça krijoi telashe për foton e publikuar. Ne do t’i shkruajmë një komunikatë FIFA-s për manipulime pas konfirmimit të mënyrës së veprimit të tyre”, tha drejtori ligjor i Gremio, Nestor Hein në një intervistë për “Estúdio Gaúcha”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...