HUMB PEJA, SAMIRI LARGOHET ME LOT

PUBLIKUAR

Peja ka humbur përballjen me BC Rilski Sport me rezultat, 91-93,në një ndeshje tejet dramatike, ku u pensionua edhe njëri ndër basketbollistët më të mirë të Kosovës, Samir Shaptahoviq, që në fund nuk arriti t’i përmbajë lotët teksa po largohej nga palestra për të mos u kthyer më.

Palestra ishte mbushur pothuajse komplet nga Shqiponjat, të cilët dhuruan atmosferë impozante, e sidomos treguan mbështetje të madhe për Samir Shaptahoviqin, i cili luajti ndeshjen e fundit të tij në basketbollin kosovar.

Me 3 trepikësha të SuperSamirit, pejanët e nisën furishëm ndeshjen, mirëpo pastaj bënë shumë gabime në mbrojtje dhe në sulm, të cilat skuadra e Rilskit i shfrytëzoi mirë dhe e mbylli çerekun e parë me tetë pikë epërsi, 19-27.

Pejanët nën udhëheqjen e Shaptahoviqit arritën që ta barazojnë rezultatin në 30-30, pas një serie 11-3, mirëpo sërish mbrojtja inepte e pejanëve lejoi që mysafirët t’ju kundërvihen dhe ta mbyllin pjesën e parë me avantazh të vogël, 41-44.

Vendasit u futën furishëm në çerekun e tretë dhe përmes Drilon Hajrizit arritën të dalin në epërsi pas një kohe të gjatë (48-46). Sidoqoftë, pas disa gabimeve ofensive, verdhezinjtë përsëri në përmbyllje të këtij çereku e humbën epërsinë(65-70) dhe ia vështirësuan punët vetes për çerekun e fundit.

Perioda e fundit ishte tejet dramatike, me pejanët që me përkrahjen e zjarrtë të Shqiponjave arritën ta shkrijnë disavantazhin në vetëm tre pikë, 83-84, e meritat më të mëdha i pat superylli i basketbollit kosovar, Samir Shaptahoviq.

Sidoqoftë, as 31 pikët e Samirit nuk i mjaftuan Pejës për ta përmbysur rezultatin, duke e humbur kështu ndeshjen me dy pikë disavantazh, 91-93.

Edhe pas kësaj humbje Peja mbetet e para në tabelë në Grupin A të Ligës Ballkanike me 12 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...