Juventus frikohet se mbrojtësi Benedikt Howedes mund të mungojë gjatë, pasi i është përsëritur lëndimi në kofshe.
Howedes nuk u ftua për ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Napolit për shkak të një problemi, dhe Tuttosport raporton se lëndimi i tij është shqetësues, transmeton Express.
Gjendja e tij do të vlerësohet sot gjatë ditës.
Gjermani mungoi për dy muaj pasi pësoi një çarje në kofshën e djathtë në fillim të sezonit, prandaj ka mundësi që ai ka pësuar përsëritje të lëndimit.


