Bale – Zidanit: Më dhemb

PUBLIKUAR

Pas ndeshjes të martës mbrëma mes Real Madridit dhe Fuenlabrada në Kupa Del Rei në “Santiago Bernabeu”, Gareth Bale ndjeu një shqetësim edhe pse po në këtë ndeshje u rikthye nga lëndimi.

Pas ndeshjes, të cilën Reali e fitoi dhe vazhdoi në rundin tjetër të kësaj gare, trajneri Zinedine Zidane e uroi uellsainin, siç bëri me të gjithë skuadrën, por sulmuesi i krahut nuk ishte i lumtur, transmeton Express.

“Më dhemb pulpa”, u dëgjua Bale duke i thënë Zidanit.

Bale u ndje i shqetësuar dhe keq kundër Fuenlabrada dhe Zidane ka thënë se ai nuk do të luajë më deri sa të jetë 100% i gatshëm.

Ky është një vendim me të cilin janë pajtuar Zidane dhe skuadra edhe pse ekipi mjekësor i Real Madridit edhe nuk e ka zbuluar se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...