“Milani nuk ka bërë ofertë për Kovacicin, ai nuk është në shitje”

PUBLIKUAR

Kovacic nuk është në shitje, thotë krahu i djathtë i Florentino Perez.

Drejtori i Real Madridit, Angel Sanchez, insiston se Mateo Kovacic “nuk është në shitje”, teksa pranoi se kanë pranuar shumë oferta gjatë verës, por asnjë nga Milani.

“Ai nuk është në shitje dhe nuk do ta shesim”, tha fillimisht Sanchez.

“Nëse vjen ndonjë ofertë në janar, do ta refuzojmë menjëherë. Është e vërtetë se kemi pranuar disa oferta gjatë verës për Kovacicin, por asnjë nga Milani”.

“Ai është inteligjent dhe e di se do të ishte titullar i padiskutueshëm në gjitha klubet që na kanë kontaktuar, por është gjithashtu i sigurt se ne e shohim si të ardhmen e kësaj skuadre”, theksoi mes tjerash Sanchez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...