Lipjan: Gjashtë persona të lënduar në një aksident, një në gjendje të rëndë

PUBLIKUAR

Një këmbësore ka mbetur e lënduar rëndë pas një aksidenti që ndodhi dje në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Policia njofton se lëndime kanë pësuar edhe vozitësi dhe katër pasagjerët, të cilët janë derguar për tretman

“Fshati Smallushë, Lipjan 29.11.2017 – 17:15. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi me katër pasagjerët e tij të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa këmbësorja ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...