Rikthehet Rossi

PUBLIKUAR

Giuseppe Rossi do të rikthehet në Serie A për skuadrën e Genoas pas gati 10 muajve jashtë fushave të futbollit si pasojë e lëndimit në gju.

Sulmuesi italian e ka konfirmuar vetë lajmin përmes llogarisë zyrtare në Twttier, ku ka postuar një fotografi të veten nga aeroporti, transmeton Express.

“Ndalesa e radhës…Serie A!!! Rikthimi, futbolli, Italia, pasioni, puna e zellshme, kurrë mos heq dorë”, ka shkruar ai.

Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium raportojnë se ai tashmë ka gjetur akordin me Genoan, dhe është në pritje të testeve mjekësore.

Rossi, 30-vjeçar është lojtar i lirë pasi kontrata me Fiorentinën i skadoi këtë verë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...