Blerim Xhemaili dëshiron të kthehet në Seria A

PUBLIKUAR

Blerim Xhemaili ka kërkuar të largohet nga skuadra e tij nga liga MLS e SHBA-së, Montreal Impact, për t’u kthyer në Serie A.

Xhemaili dëshiron të kthehet te Bologna, sipas drejtorit sportiv i Bologna, Marco Di Vaio.

“Lojtari e ka bërë këtë kërkesë dy muaj më parë dhe jemi duke e vlerësuar situatën. Montreal e ndërroi trajnerit prandaj edhe vendimi ende nuk është marrë”, ka thënë Di Vaio për Mediaset, transmeton Express.

Xhemaili, 31-vjeçar, u largua nga Serie A në maj, për të nisur një epokë të re në karrierën e tij në Kanada.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Zvicrës i ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë 12 asiste në 25 ndeshje, por thotë se i mungon Italia.

Edhe Bologna edhe Montreal Impact udhëhiqen nga i njëjti person, italiano-kanadezi Joey Saputo

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...