Shumë njerëz e shohin Gjermaninë si favorite për ta fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi, por trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, nuk është se i ka në qejf gjermanët.
Sampaoli ka ngurruar ta përmendë Gjermaninë si njërën ndër favoritet e Kupës së Botës, duke thënë se nuk i pëlqen mënyra si gjermanët luajnë futboll, transmeton Express.
Gjermania vitin e kaluar e fitoi Kupën e Konfederatave me pothuajse skuadrën “B”, por Sampaoli me sa duket e sheh Brazilin, Francën dhe Spanjën si favoritet kryesore në Kupën e Botës.
Duke folur para studentëve të gazetarisë në shkollën “Tea and Deportea” në Argjentinë, Sampaoli tha: “Mendoj se Brazili, Spanja dhe Franca janë një hap para nesh për shkak të kohës që kanë kaluar duke punuar së bashku”.
“Nuk e përmenda Gjermaninë sepse e harrova, por sepse nuk më pëlqen mënyra se si ata luajnë futboll”, ka shtuar ai.


