Fitim Selimi:PDK Lipjan kishte braktisur identitetin e vetë

PUBLIKUAR

Kryetari i Iniciativës Qytetare për Lipjanit (IQL), Fitim Selimi, shkruan se pretendimet që IQL të ofrohet drejt PDK-së, në Lipjan  janë të papranueshme dhe të parealizueshme.

Selimi Shkruan:

“PDK-ja ishte subjekti politik nga i cili dolën të zhgënjyer me të drejtë, shumica e anëtarëve të Iniciativës Qytetare për Lipjanin, per shkak se, jo ata, por vetë PDK,e kishte braktisur identitetin e vetë, duke u shmangur nga rrugëtimi i përbashkët.
Kulminacioni i këtij zhgënjimi ishte delegjitimimi i një procesi rregullar zgjedhor brëndapartiak në degen e saj ne Lipjan, me ç’rast ishin larguar pikërisht prijësit e tanishëm të Iniciativës. IQL, pastaj kishte fituar një përkrahje më se të zakonshme në disa procese zgjedhore, ne nivelin lokal dhe ate qëndror.
Mu nga kjo pikënisje, në klimën aktuale politike, nga miq të mi, vërtetë të sinqertë dhe dashamirës, janë adresuar propozime, ndoshta edhe jokompetente apo të paautorizuara, por padyshim qëllimmira, për rikthim në PDK, duke presupozuar mundësinë për konsolidimin dhe fuqizimin e saj. Më është dashur të mbajë qëndrim refuzues ndaj kësaj iniciative, duke shprehur keqardhjen time, për shkak të mundësisës që kjo të kuptohet si mospërfillje përsonale ndaj tyre, andaj e ndjeje të nevojshme një qasje sqaruese, e cili do te bazohej në dy argumente kryesore.
E para që shkon në disfavor të hapsirës për diskutim në këtë drejtim , është fakti se, arsyet për të cilat njerezit e IQL, janë jashtë dhe të pakenaqur me zhvillimet në PDK, ende nuk kanë pushuar, por janë vepruese, ndoshta me intensitet dhe permasë edhe më drastike, Kjo arguementon mungesën e cfardo motivimi nga ana ime për të levizur në drejtimin e pretenduar..
E dyta ka të bëjë më aspektin moral dhe intelektual, që pamundëson motivimin e kësaj natyrë për shkak të mundësisë reale për t’u kuptuar si provokim ndaj njerëzve brenda subjektit në fjalë.
Nëse pretendimi im i atëhershëm më 2012 pra, për të udhëhequr PDK-në, kishte filluar në një ambient paqësor, marrëveshor dhe demokratik, për të rezultuar me sukses, e pastaj me një papajtueshmeri deri në shkallë të një arbitrariteti mohues, nga faktorë që nuk pajtoheshin me këtë rezultat, është e pamundur të imagjinohet tani, cilado tendencë e rikthimit drejtë PDK-së, në rrethana të një rirreshtimi ambicioz të grupeve apo individëve të instaluar, qoftë edhe në mënyre jolegjitime në strukturat e saj.
Dashamiresit e mi në kuadër të PDK-se, nuk do të duhej mbeshtetur vetem në deshirat e tyre të përllogaritura matematikisht, por duhet pasur parasysh edhe faktin që legjitimiteti i dikurshëm i atij procesi zgjedhor, në këtë subjekt, ështe i shkelur, i anashkaluar dhe i zëvendësuar nga një realitet i ri, i krijuar tanime, i perbere nga pozicionimet, ambicjet dhe investimet e njerëzve në procesin politik ku e shohin veten faktorë! Çdo tendence e futjes në këtë ambient me çfardo automatizmi, qoftë edhe më bekimin e udhëheqjes qëndrore, e njerezve nga jashtë, do të cilësohej si “futje ne shtepine e huaj” duke shkaktuar reaksione të rrezikshme për vetë subjektin. Kjo pra do të ishte hyrje në konflikte dhe turbullira shtesë, gjë që do të ishte në kundershtim me përcaktimin tim dhe të bashkëmendimtaret e mi.
Në asnje mënyre nuk do të deshiroja të futesha në skenare të kësaj natyre, qoftë këto të udhehequra nga qellime te mira, për faktin që keto do të demtonin strukturen dhe procesin politik në vetë subjektin, duke thelluar mosdurimet midis njerëzve, gjë që do të ishte tepër e dëmshme dhe në kundershtim me procesin ndërtues që po e synojme.”

Fitim Selimi
Kryetar i Iniciatives Qytetare për Lipjanin

LIPJANINEWS

SHIKO MË SHUMË

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku...